AktualitetPolitikëTë fundit

“Adoleshentja vrau veten nga varfëria”, ministri Hoxha i përgjigjet deputetit demokrat: Po bëni politikë me drama familjare!

Ministri Ervin Hoxha, në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat Asllan Dogjani në lidhje me vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër, u shpreh se po bëhet politikë me një dramë familjare.

Pretendimeve të Dogjanit se vetëvrasja erdhi si pasojë e varfërisë, ministri u shpreh se kjo nuk është e vërtetë.

“Unë jam këtu t’ju përgjigjem pyetjeve mbi rolin e policisë dhe rolin tim si ministër.

Rendi publik në vëmendjen maksimale të qeverisë dhe ministrisë, por ta garantosh nuk është e thjeshtë, ndaj MB ka punuar në drejtime të ndryshme: Përmirësime ligjore, zgjerimin bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe përqafimin e zhvillimeve teknologjike.
Të bësh politikë me vrasje e drama familjarë, është kur nuk ke ç’të thuash asgjë rreth argumenteve. Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë.
Është dëshpëruese kjo që bëni politikë me drama.
Në kërkesë për interpelancë ngrihet pretendimi se ka më pak zbulueshmëri të krimeve”, tha ai.

 

Fraksion.com