“Veliaj bëri zv.ministre gruan e biznesmenit Gentian Sula pasi ai e mori diku me avion”, Rama: Ma kërkoi kryetari i Kuvendit, më tha vjen nga shoqëria civile
Kryeinistri Edi Rama ka deklaruar se emërimi i bashkëshortes së biznesmenit Gentian Sula si zv/ministre e Punës është propozuar nga Ilir Meta.
Rama: Në 400 faqe roman nuk ka prova, vetëm një tregim shumë të ndërlikaur me gjithfarë lloj personazhesh por jo prova.
Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë por të arrish në konkluzioni se zv ministrja është vendosur nga ai udhëtim e bën ose me shkollën e sigurimit të shtetit, ose ta kesh të provuar bisedën etj.
Më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile, të cilën as nuk e njihja. Normal fare siç bëhen koalicionet dhe siç bëhen bisedat. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një akt-akuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë.
Fraksion.com