Trump pati një bisedë ‘të gjatë dhe produktive’ me Putinin, në telefon
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Trump e ka bërë të ditur këtë fakt përmes një postimi në rrjetin e tij social “Social Truth”, ku u shpreh se me Putin pati një telefonatë të gjatë dhe shumë produktive.
Trump tha gjithashtu se ra dakord me Putinin që të punojnë ngushtësisht duke përfshirë vizita të ndërsjellta në vendet e tyre.
“Gjithashtu, kemi rënë dakord që ekipet tona të fillojnë negociatat menjëherë, dhe ta nisin duke telefonuar Presidentin ukrainas Zelensky për ta informuar për bisedën, diçka që unë do ta bëj që tani”, tha Trump.
Presidenti amerikan theksoi se ka udhëzuar një ekip, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për të udhëhequr negociatat për të ndalur luftën Ukrainë-Rusi.
Donald Trump bëri të ditur se me Putinin bisedoi edhe për situatën në Lindjen e Mesme, si dhe me zhvillimet e inteligjencës artificiale.
Fraksion.com