“Siç thotë Erion Veliaj, që e ka mësuar nga unë”, Rama: Tirana do të jetë ndër qytetet më tërheqëse të Evropës
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Rijetëzimi i Sheshit Nënë Tereza”, ku u prezantua një oaz i gjelbër i dedikuar librit dhe një hapësirë publike e re.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli për një sërë projektesh në zhvillim, përfshirë rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, për të cilin është parashikuar një konkurs ndërkombëtar me arkitektë nga e gjithë bota. Ai theksoi se projekte të ngjashme do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në qershor pritet të organizohet festivali i parë “Bukë dhe Zemër”, në kuadër të transformimeve urbane.
“Ky do të jetë kryeqyteti më i jashtëzakonshëm i rajonit dhe një ndër më tërheqësit e Europës. Do të jetë një qytet me arsye të forta për t’u vizituar. Siç thotë Erion Veliaj, që e ka mësuar nga unë: ‘Ditët më të mira janë përpara’,” përfundoi Rama.
Fraksion.com