AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Sa të jem unë, PS nuk do japë drejtësi, por s’do heshtim

Pas arrestimit të Erion Veliajt, në grupin e PS, kryeministri Rama tha se sa kohë të drejtë këtë forcë politike nuk do marrë përsipër që të të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia. Por, ai thekson se nuk heshtin më përballë shkeljeve.

Deri kur unë do jem në krye të PS, nuk do marr përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit dhe të kujtdoqoftë dhe ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë, vetëm një idiot apo maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë. Jo, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën se duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hunj gardhi që përcjellim lajmin të japim mbështetje pa fund dhe pastaj të biem në gjunjë me apo pa dashur të episodeve si ky.

Minimalisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve duhej thirrur e pyetur, ku jemi këtu, në cilën republike jemi këtu. Dikush mjafton të flasë për dike dhe mjafton që ky i përfoluri të nxirret me emër e mbiemër në udhëkryqet e natës pa u pyetur minimalisht. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë, që janë arsye për reflektim të përbashkët të të gjithëve sepse gjithçka është ndërtuar me mund, falë përkushtimit e vullnetit, punës së prokurorëve e gjykatëse, nuk mund të shembet, por përkundrazi duhet të mbrohet e forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë.

 

Fraksion.com