AktualitetPolitikëTë fundit

“Mezi pres të dëgjohem!”, nën hetim nga SPAK, Bushka kërkoi të fliste para kolegëve, mblidhet grupi parlamentar i PS

Mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, njoftim i cili u bë ditën e ndjeshme nga kryeministri Edi Rama.

Pak minuta pasi deputetja socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve, e cila është vënë nën hetim nga SPAK, bëri të ditur se i ka kërkuar Grupit Parlamentar të PS se i ka kërkuar të dëgjohet në një prej mbledhjeve të tij, kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë në rrjetet sociale postimin e deputetes Bushka.

“Po, nesër në orën 09:00 Live”, shkruante dje  Rama duke nënkuptuar se mbledhja e grupit do të mbahet live.

Bushka pritet të flasë para grupit parlamentar lidhur me dyshimet për të cilat po hetohet nga SPAK.

Më herët në postimin e saj në rrjet deputetja socialiste shkruante “jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër”.

 

Fraksion.com