“Lubi Balluku iku nga radarët”, Berisha: Oltion Bistri kishte vendosur në sistemin e regjistrimit të zyrtarëve armiqtë e Belindës
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilët iu referua si “Lubi Balluku” dhe “Lubi Loti” ka “ikur nga radarët” pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“E patë kund Lubi Ballukun, Lubi Lotin këto ditë? Iku nga radarët. E dini pse? Sepse ai Bistri kishte vendosur në sistemin e regjistrimit të zyrtarëve armiqtë e Belindës. Absolutisht po! Dhe midis të tjerësh ishin Erjoni dhe Jolka,” deklaroi Berisha gjatë një prononcimi për mediat.
“Ajo u zhduk tani. E njoh mirë psikologjinë e saj. Çdo veprim e ka kryer me Ramën. Pasi e regjistruan, pasi i ndoqën, një pjesë të mirë të veprimeve i ka kryer ajo. Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet e Veliajt? Ato i gjeti vetëm Bistri. Kjo dosje është e komplotuar nga qeveria,” shtoi Berisha.
“E patë kund Lubi Ballukun, Lubi Lotin këto ditë. Iku nga radarët. E dini pse? E dini që ai Bistri kishte vendosur në sistemin e regjistrimit të zyrtarëve armiqtë e Belindës. Absolutisht po! Dhe midis të tjerësh ishin Erjoni dhe Jolka. Ajo u zhduk tani. E njoh mirë psikologjinë e saj. Çdo veprime ka kryer me Edi Ramën. Pasi e regjistruan, pasi i ndoqën, një pjesë të mirë të veprimeve i ka kryer ajo. Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet e Veliajt? Ato i gjeti vetëm Bistri. Kjo dosje është e komplotuar nga qeveria”, tha ai.
Fraksion.com