AktualitetPolitikëTë fundit

Klotilda Bushka: Si t’ia shpjegoj fëmijëve që jam e pafajshme!

Klotilda Bushka, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, është shprehur se bashkëshorti i saj, i cili ka biznes për teknologjinë e informacionin, ka ofruar shërbime për organizatën jofitimprurëse BYL-A!

“Sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit tim me një projekt është e vërtetë bashkëshorti im ka një biznes që ofron shërbime të teknologjisë së informacionit që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF, BYLA për shërbime hostime, mirëmbajtje, faqe interneti me kosto rreth 16 euro në muaj, te dokumentuara të gjitha”, tha ajo.

Por, shtoi se është e pafajshme, duke shtuar se “si t’ia shpjegoj që mamaja e tyre është e pafajshme derisa të provohet kundërta”.

Klotilda Bushka: Sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit tim me një projekt është e vërtetë bashkëshorti im ka një biznes që ofron shërbime të teknologjisë së informacionit që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF, BYLA për shërbime hostime, mirëmbajtje, faqe interneti me kosto rreth 16 euro në muaj, te dokumentuara të gjitha.

112 mijë lekë? Kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im? Sa mund ta mendojë dikush një gjë të tillë. Po mbi familjarët e mi? Prindërit e mit ë moshuar që kanë rritur fëmijët me mundime si gjithë prindërit tanë që dëgjojnë sot se vajza e tyre është nën hetim, si t’ia shpjegoj vajzës dhe djalit tim, si t’ia shpjegoj shokëve të tyre.

Si t’ia shpjegoj që mamaja e tyre është e pafajshme derisa të provohet kundërta dhe se prezumimi i pafajësisë është një shtyllë e drejtësisë që meriton respekt nga institucionet.

 

Fraksion.com