“E shikon atë godinën, është burgu ku mund të përfundosh”, Rama kritikon Manjën: Këta s’kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe procedurat e ndjekura gjatë hetimeve. Rama u ndal te marrja në pyetje e një personi, për të cilin ai tha se nuk janë respektuar standardet e një procesi të rregullt ligjor.
Rama: E shikon atë godinën atje e di çfarë është ajo, ai është profesor është njeri i arrtit nga ta dijë ai, është burgu ai, atje mund të përfundosh. Edhe mendo për djalin 3 vjeç, ku jemi këtu ne. Si ka mundësi Ulsi ministri i drejtësie dhe ti kryetar i komisionit të financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër. Se kam shkuar unë flisja dhe ai ia bënte makinës diktolagrafike, sa shkon atje tek dhoma e para njëherë i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi, këtu Filip Cakulit t’i merrni dhe t’i bëni një kontratë hajde na ndihmo nëse nuk, kemi lek të regjistrojmë njerëzit që vijnë, ç lidhje ka kjo me ne këtu, në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe por kemi edhe mikrofonin, dhjetëra punonjës të administratës që thirren atje, sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, por si mundet të shikojmë pak si respektohen të drejtat e njeriut. Kur futesh atje je në një republikë tjetër atje. Nuk je qytetar por je mish për top por mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit apo tjetrit. Ka dy vite që i kam thënë ministrit të drejtësisë është mundësia që siç po bëjnë revolucion me digjitalizmin, ministri bashkë me AKSH ka vënë në funksionim një model që shikon mbivendosjet e ligjeve, i kam thënë propozo prokurori speciale AI. Haje dru dhe më pas ra në dashuri me partinë gjatë bisedimit me hetuesin./tch
Fraksion.com