Do të bashkojë votat me PS për krijimin e një drejtësie të re? Berisha: PD do angazhojë institucionin më serioz në botë…
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se nuk do t’i bashkojë votat me PS për krijimin e një drejtësie të re, pavarësisht sulmeve ndaj SPAK.
Ai tha se nuk mund të bashkëpunojë me një organizatë kriminale, duke shtuar se PD do të angazhojë institucionin më serioz në botë, Komisionin e Venecias.
Berisha: Nuk është e vërtetë që sot protestoi partia, por adnministrata e bashkisë, sesbën PS është punë e saj, por sot ja po të duash ka mesazhe dëshmitarë se tek bashkia janë dërguar me detyrim me kërcënim se humbasin vendin e punës punonjësit e bashkisë mes atyre që protestojnë ekziston një ndryshim si nata me ditën, jo nuk bashkohemi, unë kam denoncuar denoncoj Spak si organizatë kriminale dhe kam bërë sqarimet e mia dje para jush, çdo prokuror BKH por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata që me dokumente zyrtare marrin gjoba, gjobisin vrasësit për të manipuluara dosjet, unë s’do ta bëja kurrë deklarata të tilla jam ish president.
Janë këto prova dhe fakte dhe interesi i qytetarëve që paguajnë aty nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet, PD do angazhojë institucionin më serioz në botë më të ditur me ligjbërje që është Komisioni i Venecias, kemi nisur një farë pune me ekspertë të shquar dhe të gjejmë rrugë se populli do zgjidhje.
Fraksion.com