“Do publikoj çdo dokument, përveç atyre që kanë përmbajtje intime”, Berisha i përgjigjet Ramës për “Toyota Yaris”: Je i shqetësuar nga denoncimet e mia
Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me dokumentet e dosjes “Toyota Yaris”. Rama i kërkoi kreut të SPAK, Altin Dumani që të hetojë gjyqtarin e GJKKO, Erjon Bani për nxjerrje të dokumenteve në kundërshtim me vendimin e vetë atij.
“Do publikoj çdo dokument, përveç atyre që kanë përmbajtje intime”, ishte reagimi i Berishës. Ai tha se kryeministri është i shqetësuar për denoncimet e tij.
Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit. Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar. Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken. Nuk ndodh kjo më.
Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu. Pra, u mor me biografitë.
Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës. Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë. Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.
Fraksion.com