Detaje: Ndërpritet energjia elektrike në GJKKO gjatë seancës për Erion Veliaj, ndizet gjeneratori
Gjatë seancës gjyqësore për Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme mësohet se është ndërprerë energjia elektrike në godinën e GJKKO dhe SPAK.
Raportohet se pas ndërprerjes së energjisë elektrike në godinën e institucionit të drejtësisë është ndezur gjeneratori.
Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 Shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.
Në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në pranga, si edhe Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha, ndaj të cilëve është caktuar “detyrim paraqitje”.
Biznesmenët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.
Fraksion.com