AktualitetPolitikëTë fundit

Denoncimi i Berishës: Fshesaxhiu i Bashkisë së Tiranës u bë i pasur me 6 mln euro. Lidhja e Sokol Kryeziut i “Gerard-A” me…

Sokol Kryeziu i kompanisë “Gerard-A” është pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ai ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino.

Për këtë ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili në konferencën me gazetarët tha se “si ka mundësi që një fshesaxhi të bëhet i pasur me 6 milionë euro nga Erion Veliaj.

“Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro, Erion Veliaj? Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë? Si mundet të flasësh për standardet që janë prishur standardet? Unë jam për standardet, por a e dini ju që 62% e atyre që janë në burgje janë të paraburgosur që është krimi më i shëmtuar. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz”, tha Sali Berisha.

Sali Berisha: U përpoq në fjalën e tij të mobilizonte botën e krimit kundër meje. Toyota Yaris i ngeli në gojë dhe unë ua them shqiptarëve se në mënyrë absolute, çdo dokument që do të kem, në të cilin provohen lidhjet me krimin të këtyre qeveritarëve kriminelë dhe faqezinj, që shkelmojnë mbi besimin tuaj, mbi votën tuaj, unë do ua bëj publik. Sot ata mbrohen, sepse në qoftë se Altin Mercenari do vepronte, Taulant Balla do ishte në burg dhe Edi Ramës i duken normale veprimet kriminale të Taulant Ballës dhe shqetësohet nga denoncimi i Sali Berishës dhe i kërkon përgjegjësi Altinit të tij pse unë publikoj.

 

 

Unë do publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime të cilat nuk i publikoj. As tuat.

Natyrisht do më thoni, unë ruaj një proporcion në marrëdhëniet publike, unë kam strategjinë time sepse nuk kam ndërmend të okupoj të gjitha marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre, jo, unë dua të merrem me qytetarët.

Por ata nuk do i kursej asnjë.

Po ka çmenduri më të madhe se t’i dalësh zot një blerje të padëgjuar ndonjëherë rrobash, 860 mijë euro?

I del zot sepse i ke dollapët e t’u ndoshta me më shumë se kaq dhe mendon se së shpejti do vijnë tek ti t’i gjejnë aty.

Të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana dhe ai i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Po nuk ka turp. Ku ka turp ai? Hajduti nuk ka turp.

Sepse ai vjedh vetë nga mëngjesi gjer në darkë.

Po si mundet, nuk po marr asgjë tjetër, si mundet që gruaja e një zyrtari, cilido qoftë ai, si mund të blejë 860 mijë euro të brendshme dhe të jashtme?

Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro? Si mundet?

Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë?

Si mundet të flasësh për standarde se qenkan prishur standardet.

Unë jam për standardet, por a e dini ju se 62 përqind e atyre që janë të ndryrë në burgje janë të paraburgosur, që është krimi më i shëmtuar në historinë e këtij vendi. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz me drejtësinë e tyre.

 

Fraksion.com