AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Chris LaCitiva ua bëri të qartë shqiptarëve, SHBA mbështet Partinë Demokratike

Kreu i PD Sali Berisha tha se ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri, personi që drejtoi fushatën e Donald Trump, është një ogur i mirë për shqiptarët.

Berisha u shpreh se Chris LaCivita deklaroi se SHBA-të mbështesin Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

“Chris LaCivita iu bëri të qartë shqiptarëve se Edi Rama do ketë fatin e George Soros dhe se SHBA kanë partner dhe aleat PD-në dhe Sali Berishën.

Ky është një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo betejë kundër Soros u fitua në SHBA e do fitohet edhe në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

 

Fraksion.com