Arrestimi i Veliajt, Këlliçi rikthen posterin e fushatës me dy gishtat e mesit lart: Sot më aktual se kurrë
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj më (10 shkurt) duket se gezimu dhe ekzaltimi ka kapluar edhe Belind Këlliçin.
Këlliçi ka rikthyer posterin e fushatës së tij elektorale për Bashkinë e Tiranës, 14 maj 2023 me dy gishtat e mesit lart, i cili u cilësua i papërshtatshëm në atë kohë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ky poster sot është më aktual se kurrë.
“Për të gjithë ata që u “tronditën” nga posteri im elektoral në 2023, u them se sot është dita që ky poster merr më shumë kuptim se kurrë”, shkruan Këlliçi.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, me urdhër të SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Veliaj dyshohet se së bashku me bashkëshorten e tij krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të Ajola Xoxës dhe një grupi biznesmenësh pranë tij.
Xoxa është në arrest shtëpie, ndërsa në burg është dërguar edhe biznesmeni Elman Abule. 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha u lanë në detyrim paraqitjeje.
Fraksion.com