“Veliajn e arrestuan për leje ndërtimi kur ato i firmos kryeministri”, Berisha akuzon Ramën: Ka 40-50 biznesmenë, u jep favore miliona euro. Po dridhet!
Kreu i PD Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet nga gazetari i News 24 Osman Stafa nëse do të pranonte aleancë me Ramën kundër SPAK.
Berisha u përgjigj se nuk do të pranojë asnjë lloj aleance. Ai shtoi se Veliaj u arrestua për leje ndërtimi, kur ato i firmos kryeministri. Sipas Berishës, kreu i qeverisë Edi Rama ka vërdallë 40-50 biznesmenë, që iu jep favore miliona euro. Kreu demokrat nënvizoi se Rama po dridhet nga frika.
Vërtetë ndërtuesi nuk ka patur direkt me atë…por dihet që te Rama janë nja 40-50 biznesmenë, nëse te Veliaj kanë qenë 4. Rama gjithçka e ka ndërtuar, nga vila – ai që ndërtoi pallatin pajë ka 100 mln euro tendera nga Rama, ai që ka ndërtuar vilën ka dhjetëra favore të tjera. Ai që e ka çuar për detoks e botoks ka dhjetëra favore direkt nga Edi Rama. Këto e bëjnë Edi Ramën të dridhet. Sot Dumani, por nesër të dy do të marrin atë që meritojnë.
Fraksion.com