AktualitetPolitikëTë fundit

U arrestua me urdhër të SPAK, burime: Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve brenda tri ditëve

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, burime për gazetaren e Top Channel, Doris Sallaku bënë me dije se brenda dy-tre ditëve, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë,

Veliaj, ndërsa ndodhej në ambientet e bashkisë së Tiranës, u shoqërua nga BKH dhe SPAK, një ditë më parë.

Ndaj tij është caktuar masa arrest në burg, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Ndërkohë, masa arrest shtëpie është caktuar për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxës. Ndërsa në detyrim paraqitje janë vendosur Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Pasi oficerët e BKH-së e morën nga ambientet e Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj u dërgua në Bllokun e Sigurisë pranë rajonit nr 3.

 

Fraksion.com