Shefi i OKB-së i kërkon Hamasit të vazhdojë me lirimin e pengjeve
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thotë se “ne duhet të shmangim me çdo kusht rifillimin e armiqësive në Gaza që do të çonin në tragjedi të madhe”.
Në një postim në X, ai thotë: “I bëj thirrje Hamasit që të vazhdojë me çlirimin e planifikuar të pengjeve”.
Ai paralajmëron gjithashtu se të dyja palët “duhet t’i përmbahen plotësisht” marrëveshjes së armëpushimit dhe të rifillojnë negociatat.
Fraksion.com