AktualitetPolitikëTë fundit

Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, mbledhje për të komanduar drejtuesin e ri

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, pasi në mëngjes zhvilloi një takim me nënkryetarët e bashkisë

Raportohet se Rama është paraqitur sot në ambientet e bashkisë për të zhvilluar një mbledhje për të komanduar drejtuesin e ri të institucionit.

Ky hap i Ramës erdhi pas arrestimit të djeshëm të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në takimin me kryeministrin Edi Rama kanë qenë 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili.

 

Fraksion.com