Rama: Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri…
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij që nëse kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë blerë 800 mijë euro fustane dhe bizhuteri online atëherë duhet të kërkojmë prova.
“Unë sfidoj të bëjnë një kërkim e të gjejnë një forcë politike në Europën ish lindore që në 5 vite rrjesht ka qepur gojën e vetëm ka thënë ecni përpara, godisni majtas e godisni djathtas. Ka marrë kosto shumë të mëdha nga drejtësia. Nuk ka.
Nëse Erjon Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtë të kërkojmë provat. Kemi të drejtë të themi që ndërkohë hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme për të ekzaltuar masën që kërkon gjak”, tha Rama.
Fraksion.com