Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takon zv/presidentin amerikan JD Vance: Mirënjohje e thellë për aleancën me SHBA-të
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar në Paris zëvendës presidentin amerikan JD Vance.
Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të.
“Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance.
Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”, shkruan Osmani.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani merr pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale në Paris.
Fraksion.com