AktualitetPolitikëTë fundit

“Padrino që flet me patronazhistët”,Rama: Iu merrni të keqen, me ta nuk përballeni dot. Janë pjesë e sistemit elektoral të çdo partie që fiton zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj njërit prej komentuesve në rrjetet sociale, që e etiketoi bashkëbisedimin e tij “Sy m’Sy” si një “padrino që flet me patronazhistët”.

Rama u shpreh se patronazhistët, janë pjesë e sistemit elektoral demokratik të çdo partie që fiton zgjedhjet apo di si të fitojë zgjedhjet.

“Sa për patronazhistët Nikolin, ti dhe cilido tjetër që i merr nëpër gojë, iu merr të keqen sepse me patronazhistët nuk përballeni dot. Dhe që ta mësosh me këtë rast, nëse do ta mësosh se nëse nuk do je në të drejtën tënde për të mbetur i paditur, në të gjithë botën e qytetëruar demokratike, patronazhistët janë pjesë e sistemit elektoral të partisë”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi faktin se puna e patronazhistëve është trokitje derë më derë, pyetje e njerëzve që hapin derën, mbajtje shënimesh për prirjen e njerëzve, krijim raportesh, rikthim etj.

“Është botërore kjo, tek të gjitha partitë që fitojnë zgjedhje dhe dinë të fitojnë zgjedhje. Patronazhistëve u merr të keqen”, tha Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe cilësimit “padrino” gjatë komunikimit virtual, duke i thënë se që prej hyrjes së tij në politikë, i jsnë thënë gjithëfarëgjërash.

“Dhe sa për padrionon, unë raportin me të gjithë llumin dhe baltën nuk e kam fare me personin, as me ty, je thjesht një viktimë e llumit dhe e baltës. Më vinte keq dikur, tani nuk më bën më përshtypje sepse kam kuptuar që nuk luftohet me qorrin që s’do sy, me shurdhin që s’do vesh, nuk luftohet me murin kur muri nuk do të të lëri të vazhdosh rrugën,  por kapërcehet dhe vazhdon rrugën”, shtoi ai.

“Mua më është thënë çdo gjë dhe unë nuk jam këtu për të provuar asgjë në raport me çfarë kuak-kuak-kuajnë dhe kuok-kuok-kuojnë ata që më janë qepur që kur unë kam hyrë në politikë”, vijoi Rama.

“Unë nuk jam këtu për të provuar sa të vërteta janë maskarallëqet dhe mizerabilitetet që më janë thënë. I kam marrë përsipër vetëm për një arsye: për ta bërë më të mirë këtë vend dhe për të lënë pas një gjurmë ku të tjerët të lënë gjurmë të tjera”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com