AktualitetPolitikëTë fundit

“Oxhaku i bufit të kënetës dhe mangallët u ndezën”, Rama reagon për herë të parë për arrestimin e Veliajt: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time.

“Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë në shpatulla çerekmilion zgjedhës është një ngjarje tejet e madhe që unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare nuk kam koment”, tha Rama.

Rama theksoi se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do bëjë punën e saj.

“Sot opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë tanimë në fazën që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj e palëkundur, por ama nuk ka më pse të mos shprehim edhe opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur”, shtoi Rama.

 

Fraksion.com