AktualitetPolitikëTë fundit

“Kryebashkiaku s’ka pasur pushtet”, Rama mbron Veliajn: I kërkojnë llogari për vjehrrin e vdeku. Absurde!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në rubrikën Sy më sy në Facebook tha se “llumi qarkullon dhe e kthen kënetën në ar”.

Rama tha se për dosjen e Veliajt, kërkohet llogari deri edhe për shtëpinë e vjehrrit, kur dhëndri nuk ka pasur pushtet. Ai tha se ikën nga politika, kur t’ja ndjejë zemra ose kur populli shqiptar ta largojë nga pushteti.

Edi Rama: Në dosjen e Veliajt, flitet për shtëpinë e vjehrrit disa vite më parë. Mbase ka gjëra që qëndrojnë. Por kur shkohet deri aty sa të kërkojnë llogari për vjehrrin e vdekur që është posedues i një shtëpie, kur dhëndri nuk ka pasur pushtet është ‘mbresëlënëse’. Llumi qarkullon dhe kthen në ar kënetën. Sallonet e politikës janë mysybet në tërësi.

Dorëheqjen duhet ta harroni. Mua ose më largon zemra nga politika nëse nuk më rreh mjaftueshëm ose më largon populli shqiptar. Jam kurioz edhe si do votojnë ata që janë jashtë që thuhet se i dëbova unë nga Shqipëria, që sot është më e mirë se ç’ka qenë ndonjëherë. Unë nuk jam i kapur pas pushtetit, jam i kapur pas punës.

 

Fraksion.com