Klotilda Bushka nën hetim nga SPAK, Sula shpërthen te “Ligjet”: Turp! Mbledhjen ta drejtojë dikush tjetër, mbyllni gojën…
Anëtari i Komisionit të Ligjeve nga radhët e opozitës Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza në Komisionin e Ligjeve ndaj kryetares Klotilda Bushka, pasi kjo e fundit është në hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në lidhje me hetimet ndaj Erion Veliajt.
Sula i tha Bushkës se duhet të lejojë dikë tjetër që ta drejtojë mbledhjen, ndoshta një nga anëtarët e Komisionit. Sula më tej debatoi edhe me anëtarët e PS të Komisionit, duke iu thënë se nuk duhet të flasin sot, pasi është një turp ajo që ka ndodhur.