“Këtu është punë pasioni”, Rama sqaron siituatën gjatë lidhjes live, Rama: Kështu ma nxorën dhe sëpatën atëherë, por shqiptarët…
Kryeministri Edi Rama sqaroi sot situatën e ndodhur gjatë komunikimit live me qytetarët në rrjetet sociale, ndërsa në një moment reagoi i nxehur duke përplasur tavolinën.
Rama tha se këtu është momenti që ndan kush është këtu me shpirt dhe zemër, si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin”, u shpreh Rama.
Rama tha se “këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri”.
“Dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës. Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”. Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen. Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri”, shtoi ai.
Fraksion.com