“Grushtet i hëngri, tavolina, se të ishte ndonjë ministër…”, Berisha; Pas arrestimit të Veliajt, Rama bëri gjithçka që të…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka që tregojë se është duar-jashtë dhe nuk ka lidhje me çështjet për të cilat u arrestua ditën e djeshme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se Rama është i trembur dhe terrorizuar nga kjo situatë.
Unë e pashë sot Edi Ramën siç e patë ju, kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit, që këtë e quante punëtor i Trump, shkallmoi dhe e humbi dhe iu kthye me grushta tavolinës.
E vetmja gjë që thashë në atë moment, shyqyr Zotit nuk ka ra ndonjë grua aty që të hajë grushtat e tij.
Për çka ai është folur shumë, më fal Floriana, por është folur ai.
I hëngri ato grushta tavolina, po mirë e boll, i bëfshin mirë se po të ishte ndonjë ministre a ndonjë tjetër, kushedi se çfarë do ndodhte.
Këto gjeste të tij janë të njohura, nuk janë risi.
Edi Rama, pas arrestimit të numrit 2 të PS-së, bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj, të tregojë se është duarjashtë në këtë aferë, se nuk ka gisht në këtë aferë.
Po këtu të ndalemi pak.
Nuk kishte hallin e Erion Veliajt, kishte hallin e tij. Sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Veliajt dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel.
Po, sepse për leje ndërtimi, Edi Rama me favore, i ka tërkuzë.
Merrni ju atë Ujkën që u tha së fundmi, që i pagoi takimin në Milano, leje kulle ai.
Merrni ju sponsorin e 12 udhëtimeve me çarter që i denoncoi Arben Ahmetaj. Leje ndërtimi të gjitha.
Merrni ju seancat e detoksit, 10 mijë euro seanca e detoksit e paguar nga biznesmeni që ndërton në mes të parkut Rinia. Vilat aty i ka Alketa. Bashkëshorti i Alketës. Plus lejet e tjera të ndërtimit. Nuk di shtëpi tjetër në mes të parkut përveç shtëpisë së saj. Shkoni dhe shihjani se aty e ka.
Si mund të ndodhë apo jo? Plus që ky ka marrë leje ndërtimi në të katër anët. Mirëpo nuk janë vetëm këto.
Tani t’u pyes unë ju dhe qytetarët, nëse Sali Berisha do deklaronte sot, të dashur qytetarë, Velica ka shpenzuar 1 milion euro garderobë, iu garantoj se as 0.1 përqind nuk do e besonte, do deklaronin se ky po bën shaka. Ose ky po e ekzagjeron. Do u kujtohet edhe derrkuci i Erion Veliajt, që u thoshte gazetarëve po kursejmë aty dhe më pas bëjmë një udhëtim kur bëhen shumë. Gjunahçari! Ta dinë qytetarët se për këto 1 milion, prokuroria ka gjetur të gjitha faturat për rrobat që ka blerë Velica, e cila paska qenë…. pak të thuash. Një shqiptare që shkon e blen mbi 1 milion euro.
Dhe përveç kësaj, atëherë çfarë ndodh me Edi Ramën?
Edi Rama tmerrohet se në qoftë se flitet për 1 milion aty, atje në Surrel sa janë këto miliona.
Se ekzistonte rivaliteti, ekzistonte. E kisha thënë disa herë unë që rivaliteti mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit ishte shumë i qartë. Në të gjitha, në lukse dhe çdo gjë.
Unë lexova para një muaj Klodian Tomorri shkruante në një analizë të tijën se Edi Rama me gotë të Romanee Conti-t po fliste këto e këto. Nuk m’u besua, të them të vërtetën. Nuk e besoja se një kryeministër hap shishe vere që kushtojnë 33 mijë euro. Por ajo ishte absolutisht e vërtetë.
Ndaj dhe bëri gjithçka për të treguar se është dorëjashtë, në mënyrë që Erion Veliaj të mos i kthehet më këto gjëra.
Të mos ia kthejë monedhën. T’u tregojë shqiptarëve se unë vërtet kam bërë gabime, por Rama ka bërë vjedhje të tmerrshme”, tha Berisha.
Fraksion.com