E paditi për shpifje, shtyhet seanca në GJKKO, Vokshi: Vilma Nushi nuk do të gëzojë asnjë qindarkë nga abuzimi i parave të shëndetësisë
JKKO ka shtyrë vendimin e padisë të bërë nga Vilma Nushi ndaj Albana Vokshit, për shpifje në lidhje me çështjen e kontratës së check up dhe sterilizimit.
Deputetja e Partisë Demokratike, në një prononcim për gazetarët u shpreh se prej 4 vitesh, SPAK po heton kallëzimin e check up-it, një koncesion që për deputeten demokrate është korruptiv dhe abuziv, ndërsa shtoi se është e gatshme.
“U refuzua nga ana jonë pajtimi. Kemi kërkuar seancën e ardhshme të paraqitet znj. Nushi e për të dëgjuar pretendimet e saj dhe sqarimet e mia në lidhje me check up. E kam kallëzuar 2 herë këtë koncension, abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarët. E kam kallëzuar në Prokurori, SPAK dhe 4 vite po e heton, jam në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncesion, që i kemi grumbulluar edhe nga komisioni hetimor, pavarësisht se komisioni hetimor u mbyll pa raport parlamentar. Ndaj grupi i punës në PD po punon, dhe do e bëjmë publik me qëndrimet përkatëse dhe kallëzime në SPAK për një sërë ministrash e zv. ministrash apo punonjës të administratës dhe ortakë të koncesionarëve.
S’kam asgjë me paratë e fituara ndershëm nga biznesët e saj, po Vilma Nushi s’do gëzojë asnjë qindrakë me abuzimin e parave të shëndetësisë jo vetëm në buxhet, por edhe te qytetarët e bizneset e tyre. Si vampire e korrupsionit ka marrë gjakun e pensionistëve, qytetarëve, administratës për fitime galopante korruptive. Ne do i shkojmë deri në fund.
Është model i paparë në asnjë vend të botës, 10 vite para për Vilma Nushin dhe me miratimin e Edi Ramës. Do jem personalisht në gjykatë, 26 shkurt seance e radhës, dhe do faktoj çdo deklaratë timen, çdo abuzim në lidhje me check up dhe duke i bërë publike edhe për median. Me dokumente abuzimet, pagesën e qindra mijëra analizave të check up të pakryera. Do dëshmoj shkeljen e kontratës së firmosur nga Beqaj e Vilma Nushi”, tha ajo.
Fraksion.com