AktualitetPolitikëTë fundit

“Dumani, përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpie”, Rama: Lufta kundër korrupsionit bëhet frontalisht dhe çdo segment

Duke folur për drejtësinë e re, në “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama u shpreh se kreu i Prokurorisë së posaçme, Altin Dumani, është i “goditur” çdo ditë ndërsa shtoi se ai ka pasur solidaritetin nga ana e mazhorancës.

“Kreu i SPAK Altin Dumani përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpije, siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kua kua kua-të, ka të gjithë solidaritetin tonë”, tha ai.

Rama tha gjithashtu se Transparencë Internacional ka nxjerrë një raport vjetor ku Shqipëria ka një pozicion me 5 pikë plus.

“Mos u trembni kështu jam unë jam njeri apasionant. Kam shpërthimet e mia si ata që janë në vijën e bardhë për të drejtuar një skuadër dhe kur nuk bëhet aksioni i duhur ose goli përpara portës. E mos u nxitoni sepse do flasim patjetër për çdo gjë. Transparencë Internacional ka nxjerrë një raport vjetor ku Shqipëria ka një pozicion me 5 pikë plus, ka përparimin më të  madh, së bashku me Kosovën dhe vendet e tjera kanë rënie, ndërsa Mali i Zi në vend.

Këtyre do t’i referohemi pasi këta janë ata që punojnë me fakte dhe të dhëna dhe nuk kanë agjenda politike dhe nuk kanë ambicie për të marrë vota. SIGMA na nxori të parët në rajon, të parët në menaxhimin e financave publike dhe në organizimin dhe zhvillimin e organizatës publike.

Lufta kundër korrupsionit bëhet frontalisht dhe çdo segment bën punë  e vet, Shqipëria ka transformuar shërbimet e veta, çdo shqiptar është në gjendje të marrë shërbim nëpërmjet telefonit ose kompjuterit duke mos mbajtur radhë. 47 milionë kontakte me një shërbim të kërkuar apo të dhënë janë zhvilluar në këto vite falë e-Albania, kontakte direkte të eliminuara, kohë direkte e shpëtuar, radhë të shmangura, rrezik bakshishi të eliminuara. Kjo është e rëndësishme dhe qëlloi që u bë edhe ky bashkëbisedim.”, tha Rama.
Fraksion.com