‘Blindohet’ kryeqyteti , arrestimi i Veliajt para zgjedhjeve, Rama: Është e qartë tani, do të jem edhe unë këtu në Tiranë!
Edi Rama deklaroi sot se do të jetë bashkë më skuadrën e Tiranës në këtë fushatë, pas arrestimit të Erion Veliajt tre muaj para zgjedhjeve.
Ai shtoi se në 11 maj Tirana do t’i japë Partisë Socialiste numrin më të madh të mandateve që ka marrë ndonjëherë ndonjë parti.
“Edhe unë duhet të jem këtu në Tiranë bashkë me skuadrën pas asaj që ndodhi dje dhe nuk diskutohet që 11 maj Tirana do t’i japë Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë, do e bëjmë gjithçka mavi”, tha ai.
Fraksion.com