AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Rama derdhi lot krokodili gjithë ditën për Veliajn, në darkë i zuri vendin!

Edi Rama pasi derdhi lot krokodili për Erion Veliajn gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë gjeti zgjidhjen, i zuri vendin’, ky ka qenë mesazhi që ka shpërndarë kryetari i PD Sali Berisha, në rrjetin social facebook.

Ky mesazh vjen pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e së martës , në aktivitetin e organizuar me rastin e 105 vjetorit të Tiranës, ku ndër të tjera kërkoi nga SPAK të provojë akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se do të vijojë takimet me stafin e drejtuesve të bashkisë së Tiranës dhe në 11 maj do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.

 

Fraksion.com