AktualitetPolitikëTë fundit

“Balluku nuk u lejon punonjësve të komunikojnë me të përveçse me shkrim dore”, Berisha: Ka frikë se i hakerojnë kompjuterat!

Kryetari i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se zv. kryeministrja Belinda Balluku u ka ndaluar çdo lloj tjetër komunikimi punonjësve me të, përveçse komunikimit me letra të shkruara me dorë.

Sipas tij, një vendim i tillë është marrë nga frika e hakerimit të kompjuterëve që ndodhen në zyra dhe dalja e sekreteve.

“A mund të imagjinoni ju që Lubi Loti iu ka ndaluar në mënyrë të prerë të gjithë ekipit të komunikojnë ndryshe me të përveçse me letra me shkrim dore.
Iu ka ndaluar celularët, i ka ndaluar mesazhet dhe tani komunikimi në kabinetin e zëvendëses së Edi Ramës, sepse ajo sheh dy zëvendësit e tij njëri pas tjetrit e thotë ika dhe unë, dhe do ikë ajo se e meriton 100 herë.
Pra, tani është tipike e mafies, tani as celularët nuk i përdorin dot, as kompjuterët nuk i përdorin dot, tani janë të detyruar që çdo problem që kanë me bosen e tyre ta paraqesin vetëm me shkrim dore.
Gjer këtu jemi, po i garantoj shqiptarët se kjo situatë i ka kohërat e shkurtra dhe ne do bëjmë gjithçka që 11 maji të jetë dita e fundit e tyre në pushtet.
Sikundër çdo ditë që kalon me Edi Ramën në pushtet është një barrë e rëndë për çdo shqiptar.
Nuk ka komb tjetër që mund të pranonte pas atyre skenave, pas këtyre skandaleve të qeveriset nga një njeri si ai”, tha ai.

Sipas tij, çdo problem që ata kanë i parashtrojnë me shkrim dore, duke theksuar se ky është modeli i mafies që Balluku po përdor.

 

Fraksion.com