Arrestimi i Veliajt, Rama: Janë intimiduar njerëz, dikujt iu përmend i ati që punon në shtet
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë për 105-vjetorin e Tiranës si kryeqytet, komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ai u shpreh se në procesin e deritanishëm ai është vetë dëshmitar për intimidim të personave.
Ai përmendi një rast kur ai vetë ishte marrë nga policia dhe ishte vendosur në një repart, ku ishte përballur me akuza dhe presione akuzuar për tradhti ndaj babait të tij.
“Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati, që është punonjës në shtet, dhe i është thënë ‘mirë është ta nderosh babanë’,” tha Rama, duke theksuar se këto lloj taktikash nuk kanë të bëjnë me fajësinë apo pafajësinë e personit të hetuar, por me përpjekjen për të ushtruar presion dhe intimidim në hetime.
Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë ‘mirë është ta nderosh babanë’. Ku jemi këtu? S’ka lidhje me fajësinë apo pafajësinë e Erionit”, tha Rama.
Fraksion.com