AktualitetBota+Të fundit

Zhvendosja e palestinezëve/ Erdoğan: Askush nuk mund t’i detyrojë ata të largohen nga vendi i tyre!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar sërish propozimin e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza.

Ai tha se Izraeli duhet të paguajë për dëmin që ka shkaktuar atje dhe që të fillojë rindërtimi.

“Ne nuk e konsiderojmë propozimin për të dëbuar palestinezët nga tokat ku ata kanë jetuar për mijëra vjet si diçka që duhet marrë seriozisht”, ka thënë Erdogan gjatë një vizite në Malajzi.

Askush nuk ka fuqinë të detyrojë popullin palestinez të përjetojë një Nakba të dytë”, shtoi ai, duke iu referuar zhvendosjes masive të palestinezëve gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948.

Erdogan, i cili është në një turne katër-ditor në Malajzi, Indonezi dhe Pakistan, theksoi shkatërrimin e rëndë që po ndodh në Gaza.

Fraksion.com