AktualitetTë fundit

Vrau Martin Canin, Mario Përlleshaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

Mario Përlleshaj, 14-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë më 18 nëntor, ka paraqitur përmes avokatit të tij mbrojtës një kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësimin e masës së sigurisë personale. Kërkesa pritet të shqyrtohet sot në orën 11:00.

Aktualisht, Përlleshaj ndodhet në Institutin e Kavajës, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar ai kundërshtoi masën e “arrestit në burg”. Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi këtë masë sigurie ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor, ku përveç viktimës Martin Cani, mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

 

Fraksion.com