Life StyleTë fundit

U bë nënë për herë të parë me metodën “In Vitro”, Ledina Çelo rrëfen sfidën e madhe për të pasur fëmijë

Ledina Çelo ka folur mbi sfidën e madhe që i është dashur të kalojë për tu bërë nënë 15 vite më parë.

E ftuar në një intervistë në podcastin “Mam” ajo tregoi se në të njëzetat, plani për tu bërë mama nuk ishte në kokën e saj pasi mendonte vetëm për karrierën, mirëpo kur arriti në të 30-at dëshira për të pasur një fëmijë u bë më e nevojshme se kurrë.

Të tridhjeta kanë qenë fiks momenti kur unë mendova për tu bërë nënë, ndoshta ishte një periudhë e cila më largoi atë ëndrrën që do të bëhesh një artiste në skenë. Unë kërkoja që të bëhesha këngëtare International. Pas të tridhjetave lindi ajo dëshira, po sikur unë te kem një fëmijë. Kur shikon që je në atë limitin, aty pastaj më hipi një dëshirë e madhe. Dëshira e madhe ishte e të dyve por pas dy vitesh pritje, nuk po realizohej. Mjekët më thonin të prisja por s’doja të humbja më kohë,” u shpreh Ledina.

Ledina rrëfeu se vendimin që fëmija i tyre të vinte në jetë me metodën e Fekondimit in Vitro (ndryshe i njohur si Fertilizimi In Vitro ose shkurt IVF) e mori bashkëshorti i saj Naimi, teksa shprehet:

 “Ishte Naimi ai që e mori vendimin për t’iu drejtuar metodës së fertilizimit artificial (IVF). Ai kishte marrë çdo informacion që duhej dhe iu drejtuan një klinike. Për të bërë fëmijë nuk ka shumë kohë. Procesi nuk ishte i lehtë dhe s’ndodhi që në herën e parë. Fatmirësisht nuk u desh të ishte “e treta, e vërteta” sepse lajmi i bukur erdhi shpejt.

Ka qenë një shtatzëni fantastike, e mrekullueshme me djalin. Kam shijuar çdo moment dhe sigurisht që unë bëja prapë vizita te mjeku im i shtëpisë, ndiqja ato rregullat si duhet të ushqehesha se s’kisha eksperiencë, unë s’kisha asnjeri aty afër, as të komunikoja me nënën por nëna fatkeqësisht u largua nga jeta kur isha tre muajshe me djalin, unë nga një gëzim i madh, u bëra e fortë, e mbledh njeriu veten, ” u shpreh Çelo.

 

Fraksion.com