AktualitetPolitikëTë fundit

“Te Erjoni do shkosh dhe ti, pa merak”, Spiropali-Berishës: Mos përfito që jam këtu lart doktor, se ta ktheja përgjigjen ndryshe!

Gjatë seancës së sotme në Parlament nuk kanë munguar përplasjet verbale, ku në njërën prej tyre protagonistë ishin Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Gjatë debatit për përfundimin e kohës së tij, Berisha iu drejtua Spiropalit duke thënë “te Erjoni do shkosh edhe ti”, duke iu referuar kryebashkiakut të arrestuar sot.

Spiropali reagoi mënjehëre drejt Berishës, duke i thënë të mos përfitojë për shkak se ajo ndodhet në karrigen e kryetares së Parlamentit.

“Doktor do ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer më parë”, u shpreh ajo drejt Berishës.

Fraksion.com