AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

Ramës i kanë paguar biznesmenët udhëtime me chartera, lejet e ndërtimit s’jepen pa firmën e tij”, Berisha: Baxhanaku i kryeministrit, me mandat arresti, ka marrë miliona euro tendera pa garë

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit në adresë të kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se baxhanaku i kreut të qeverisë, edhe pse me mandat arresti ka marrë miliona euro tendera nga fondet publike.

Gjithashtu, Berisha theksoi se lejet e ndërtimit në Shqipëri nuk jepen pa firmën e Ramës, ndërsa shtoi se kryeministrit i ka paguar një biznesmen 12 udhëtime me chartera.

Berisha: Pra ku shkuan ato 12 charterat, a nuk u kthyen ato në leje ndërtimi me firmën e Ramës. Ku jepet leja në Shqipëri pa firmën e Ramës, na thoni pak ju. Erion Veliaj ishte një vasal i shpifur i Aleksis dhe Xhorxh Soros, por shtyllë kryesore e tyre në Shqipëri është Edi Rama. Për ti thënë Ed Ramës, një ditë para gjykimit të tradhtarit të kombit Amerikan, të korruptuarit McGonigal. Pra a nuk erdhi një mafioz, një njeri pa dinjitet, një njeri që kishte komplotuar kundër presidentit të vet, me letër falso, me shpifje, me të paqena për laptopin e Hunter Biden. A e dini ju se Hunter kishte një trajtim shumë të madh nga Këshilltari i Edi Ramës. Pyeteni pak Dorian Duçkën për udhëtimet dhe pagat e tij. Pyeteni pak Duçkën e Ramës, shkoni pak në MonteCarlo dhe gjeni faturat, me porosi të Ramës, me fatura të Ramës.

Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi po Edi Rama e dini çfarë favoresh i ka bërë atij që ka ndërtuar vilat dhe pallatin pajë të Linda Ramës ka marrë 100 mln euro tendera nga Edi Rama dhe tenderat e tij. E dini ju që baxhanaku i Edi Ramës me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. E dini ju që Linda Rama është regjistruar duke u marrë me tenderat e AKSH dhe kunatit./bw

 

Fraksion.com