Rama zbulon projektet për Shkodrën: Ta transformojmë kryeqytetin e Veriut
Kryeministri Edi Rama inspektoi rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër.
“Janë dy projekte transformuese për Shkodrën. I pari në sensin e marrëdhënies me të shkuarën dhe të domosdoshmërisë për të pasur një ekspozim të hapur të gjithë atyre plagëve të tmerrshme që diktatura komuniste hapi në Shkodër. I dyti për të krijuar një situatë të re brenda perimetrit të zemrës së Shkodrës, duke transformuar parkun në një hapësirë që e ngre në pah dhe duke i shërbyer komunitetit si një pikë takimi ku ndërthuren të gjitha moshat.
Së bashku me të po punojmë për hyrjen e re të qytetit, që është një projekt ambicioz. E dimë shumë mirë sa impakt kanë hyrjet e qyteteve. Kam bindjen se këto projekte do kenë një impkat të fortë në sensin e promovimit të qytetit. Muzeu i Kujtesës do jetë një tjetër hallkë e zinxhirit të hapësirave që ne po krijojmë.
Kanë krijuar goxha impakt ndërkombëtarisht. Shkodrës do i bëhet një promovim i mëtejshëm duke bërë që të dalë nga kufijtë, patjetër që do sjellë shumë më tepër vizitorë, të ardhura, dije lidhur me Shkodrën.
Jemi të vetëdijshëm për barrën financiare, por do e financojmë së bashku me Bashkinë e Shkodrës. Barrën kryesore do e mbajë qeveria.
Xhamia e Shkodrës do kthehet në një nga projektet spektakolare. Patjetër që do duhet të realizohet sa më mirë.
Shkodra ka hyrë në një fazë të re. Nuk ka diskutim që është vetëm fillimi i një transformimi, që në Shkodër filloi 30 vite me vonesë.
Për ta forcuar dhe rritur sa më shpejtë trendin e sapo nisur të një turizmi të qëndrueshëm në Shkodër.
Dua ta mbyll tek nevoja që të kemi një angazhim të drejtpërdrejtë të grupeve të interesit dhe komuniteteve fetare”, tha Rama
Fraksion.com