AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Parku fotovoltaik në Devoll, Rama: Burim i ri energjie në rrugën drejt pavarësisë energjetike

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga parku më i ri fotovoltaik në Devoll.

“Një tjetër burim i ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale.

Më herët, Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria është sot jo vetëm e para në rajon për vetëprodhimin e energjisë diellore, por me distancë nga vendi i dytë.

“Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse që ne kemi marrë, qoftë me shtrëngimin e një hapësire tërësisht të shqyer që gjetëm kur gjysma nuk e paguante apo e vidhte energjinë dhe pjesa tjetër paguante dhe për gjysmën tjetër, dhe falë incentivave është jo vetëm e para në rajon për vetëprodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i dyti”, është shprehur Rama.

“Sot Shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjektet private, familjare apo biznese. Në vendin e dytë është Serbia me ¼-ën e prodhimit të Shqipëri 51 megavat. Pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në një grup, midis 14 dhe 18 megavat”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi gjatë 2024-ës ka pasur rritje me 15.3% të kapaciteteve energjetike duke pesëfishuar prodhimin e gjelbër nga fotovoltaikët.

 

Fraksion.com