AktualitetPolitikëTë fundit

“Më vjen keq për kryetarin e PS që s’do jemi bashkë në betejën elektorale”, Veliaj nga paraburgimi: Familja ime dhe unë s’kemi lidhje me fjalën korrupsion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK mesditën e sotme, duke mohuar akuzat.

Veliaj shpreh keqardhje që nuk do të jetë krah kolegëve dhe kryetarit të partisë në fushatën elektorale.

“Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë”, shprehet ai.


Fraksion.com