Kryemadhi “thumbon” Ramën: Batuta e tij për Veliajn se do e varte te pema doli gjysmë e vërtetë…
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryemadhi e ka kritikuar me ironi kryeministrin Edi Rama, i cili disa vite më parë kishte bërë një deklaratë të njohur për një luftë të ashpër brenda Partisë Socialiste, duke e përmendur Velijun si pjesë të një grupi armiqësor që do të “vetëvarte në një nga pemët që mbjell në Tiranë”.
Ajo tha se batuta e Ramës doli të ishte vetëm gjysma e së vërtetës, duke theksuar se tani është koha që Rama të përballet me drejtësinë
“Shakaja, sado e hidhur, mbetet gjysma e së vërtetës. Monika ishte e para që paralajmëroi uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë, një stuhi që e ka zënë të gjithëve në befasi. Edi Rama donte të bënte humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund, sepse lista e arrestimeve vazhdon. Citoj Monikën, sepse ajo e thotë sërish,” përfundoi Kryemadhi.
Fraksion.com