Kina kundërpërgjigjet me masa hakmarrëse – por është e gatshme të bisedojë
Javën e kaluar, presidenti Trump svendosi një tarifë 10% për të gjitha importet kineze dhe sot Kina sjell në fuqi një mori masash hakmarrëse.
Ajo synon mallra amerikane me vlerë rreth 14 miliardë dollarë (11.2 miliardë paund), duke shkaktuar frikën se dy vendet më të mëdha në botë janë në prag të një lufte tregtare.
Kina ka vendosur tarifa prej 15% për qymyrin amerikan dhe gazin natyror të lëngshëm, dhe 10% për qymyrin, naftën e papërpunuar dhe pajisjet bujqësore, si dhe disa makina me motor të madh.
Por kjo nuk është një goditje e rëndë për firmat amerikane dhe ndikimi do të jetë i kufizuar. Ky duket të jetë një lëvizje e llogaritur e Pekinit për të kundërpërgjigjur, por në një mënyrë që mban derën e hapur për presidentin Xi për të negociuar me Trump.
Shtëpia e Bardhë sugjeroi javën e kaluar se do të kishte një telefonatë mes dy liderëve, por Trump më vonë tha se nuk ishte në “ngut” për të folur me presidentin kinez.
Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi edhe një herë Uashingtonin sot se nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe “ajo që nevojitet tani nuk është vendosja e njëanshme e tarifave, por dialogu dhe negociatat”.
Me fjalë të tjera – Kina është gati të flasë.
Fraksion.com