Këlliçi: Prangosja e Veliajt për të sfumuar ardhjen e udhëheqësit të fushatës së Trump në PD
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh sot se tronditja që shkaktoi ardhja në PD e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.
Përmes një deklarate për shtyp, Këlliçi u shpreh se “kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë”.
“Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit. LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një. Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur”, tha Këlliçi.
Sipas tij, “Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë”.
Këlliçi u shpreh se “arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri”.
“Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës”, tha Këlliçi, ndërsa i bëri thirrje demokratëve që të bashkohen dhe me vendosmëri ta çojnë fitoren deri në fund.
Fraksion.com