AktualitetBota+Të fundit

Goditi me thikë disa herë shkrimtarin Salman Ruzhdie, nis sot gjyqi ndaj 27-vjeçarit Hadi Matar

Ka nisur sot gjyqi ndaj 27-vjeçarit Hadi Matar, autor i sulmit me thikë ndaj shkrimtarit britaniko-indian Salman Ruzhdie.

Matar i cili në vitin 2022 e goditi me thikë disa herë shkrimtarin, duke i shkaktuar humbjen e njërit sy, po përballet me akuzat për tentativë vrasje dhe sulm. 27-vjeçari nuk e pranon sulmin ndaj Ruzhdies. Sulmi ndodhi në një institut arsimor në shtetin e Nju Jorkut në gusht 2022, teksa ai po përgatitej të jepte një leksion.

Juria e gjyqit do të marrë dëshmitë e disa personave, duke përfshirë dhe vetë shkrimtarin, Salman Ruzhdie.

Ngjarja: 

Në gusht të vitit 2022, shkrimtari Ruzhdie do të mbante një leksion në Institutin Chautauqua, ku do të diskutonte se si SHBA është një strehë e sigurt për shkrimtarët e dëbuar nga vendet e tyre. Në atë leksion, një person, i cili rezultoi të ishte Hadi Matar goditi shkrimtarin dhe një gazetar. Rushdie u godit me thikë në qafë dhe në bark, gjithashtu ka pësuar dëmtime në mëlçi. Henry Reese, intervistuesi i plagosur së bashku me shkrimtarin, mori dëmtime të lehta dhe u dërgua në një spital lokal. Ndërsa Salman Ruzhdie u transportua me helikopter në një spital në Erie, Pensilvani ku iu nënshtrua një operacioni.
Shumë nga të pranishmit në leksion ishin dëshmitarë të sulmit. Në një video të postuar në internet shihet momenti kur disa njerëz ngjiten në katedër menjëherë pas sulmit. Policia thotë se ndihma e parë shkrimtarit iu dha nga një mjek i pranishëm në leksion. Pak kohë më pas u arrestua Hadi Matar, atë kohë 24 vjeç.

Pse u kërcënua me vdekje Salman Ruzhdie?

Selman Ruzhdie mori kërcënime me vdekje për shumë vite, pas botimit të veprës së tij “Vargjet satanike” në vitin 1988. Romani surrealist u frymëzua nga jeta e profetit Muhammed, gjë e cila ngjalli zemërim te besimtarët myslimanë. Ata e cilësonin përmbajtjen e veprës si blasfemi dhe u ndalua në disa vende.

 

Megjithatë në dy vitet e fundit shkrimtari mendoi se kërcënimet ndaj tij ishin zvogëluar. Dy javë para sulmin ai deklaroi në një revistë gjermane se jeta e tij ishte “relativisht normale”.

Kush është Hadi Matar?

Hadi Matar, autori i dyshuar i sulmit, është nga Fairview, New Jersey. Ai lindi në SHBA, nga prindër që kishin emigruar nga Libani.

Në momentin e arrestimit të tij, policia tha se Matar nuk kishte një shkak për sulmin ndaj shkrimtarit. Më vonë në një intervistë të dhënë për New York Post, Matar lavdëroi Ayatollah Khomeinin, udhëheqësin suprem të Iranit, i cili kishte lëshuar një dekret për ekzekutimin e Salman Ruzhdies pas publikimit të “Vargjet Satanike”. 27-vje7ari në intervistën e dhënë nuk ka pohuar që t jetë ndikuar nga dekreti i lëshuar për sulmin e tij ndaj shkrimtarit. Hadi Matar i tha New York Post se kishte lexuar vetëm disa faqe të romanit dhe se kishte vendosur të shkonte në Chautauqua pasi pa një njoftim në Twiter se Ruzhdie do të mbante një leksion. “Unë nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë”, tha Matar. “Ai është dikush që sulmoi Islamin”.

 

Fraksion.com