AktualitetPolitikëTë fundit

GJKKO vendos masë sigurie për Erion Veliajn, me kërkesë të SPAK

GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK.

Mesditën e sotme, një zhvillim i papritur ka ardhur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj,  është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë  në ambientet e Bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.

Burime pranë SPAK, konfirmojnë se Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë.

Ndaj Veliajt ka disa akuza nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.

Lajmi në përditësim…

Fraksion.com