Gjesti tregon për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë
Në një bisedë të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Gjesti ndau detaje mbi lidhjen e tij të fundit romantike. Ai zbuloi se është ndarë nga partnerja e tij rreth gjashtë apo shtatë muaj më parë, pas një marrëdhënieje që zgjati pesë vite.
Gjatë bisedës me Rozanën, Gjesti theksoi se gjatë gjithë kohës ka qenë i njëjti në sjellje dhe karakter, duke nënkuptuar se nuk ka ndryshuar në mënyrën se si sillet në marrëdhënie. Ai shtoi se ish-partnerja e tij ishte një femër shumë e fuqishme, e cila arriti ta duronte atë për një periudhë të gjatë kohore. Gjesti shprehu dyshimin se do të gjejë dikë tjetër që mund ta durojë në të njëjtën mënyrë.
“Gjithë kam qenë kështu. Kam bashkëjetuar deri vonë, që gjashtë shtatë muaj jam ndarë. Kam qenë në lidhje pesë vite. Femër më të fuqishme se di që kam takuar ndonjëherë, që ka mundur të më duroj. Jam prishur që gjashtë muaj, shtatë muaj aty diku. Nuk besoj se do të dalë njeri që të më duroj ashtu”.
Fraksion.com