Floriana Garo: Ardhja e ekipit të Presidenti Trump në PD alarmon Ramën, arrestimin e Veliajt e urdhëroi kryeministri
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, me anë të një deklarate për mediat shprehet se mediat e Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Sipas saj, alarmi nga njerëzit e Trump në Tiranë, ka bërë që Rama të urdhërojë arrestimin e Veliajt.
“Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn”, tha ajo.
Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita.
Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.
Cdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti. Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Washingtoni në Tiranë.
Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri.
Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!
Fraksion.com