Dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona, ndalohet për 48 orë ministri në Kosovë
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se dje, ka sulmuar fizikisht dy persona.
Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.
Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.
Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.
Fraksion.com