“Duhet t’i ndëshkojmë me votë”, Shehaj reagon pas arrestimit të Erion Veliajt: Reagimi duhet të nisë më 11 maj…
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e cilësoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si një arritje të jashtëzakonshme, pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion dhe pastrim pasurie.
Sipas Shehajt, pandëshkueshmëria në Shqipëri do të marrë fund vetëm kur përpara drejtësisë të dalë edhe kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se shqiptarët nuk mund të presin që drejtësia të bëjë gjithçka, por duhet të reagojnë.
“Reagimi duhet të nisë më 11 maj, duke votuar njerëz të pakorruptuar dhe me integritet,” – u shpreh Shehaj.
Reagimi i plotë:
E dimë qe Edi Rama është i korruptuar.
Duhet të reagojmë.
Duhet të hapim sytë.
Duhet t’i ndëshkojmë me votë.
Duhet të votojmë njerëz të pakorruptuar, me integritet.
Prandaj, ju ftoj të gjithëve të mos të dorëzohemi.
Ndërkohë që drejtësia bën detyrën dhe i nxjerr para drejtësisë, ne duhet të reagojmë.
Duhet t’i ndëshkojmë me votë.
Fraksion.com